Vllaznia vazhdon marshimin, Skënderbeut “ia merr kalanë” në Korçë me golin e Balaj-t (video)

Vllaznia ia del të fitojë ndaj Skënderbeut në transfertë me rezultatin 0-1. Përballja e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa rastet u shtuan në gjysmën e dytë të pjesës së parë, me korçarët që ishin më kërkues.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi vendas tentoi disa herë për të gjetur golin dhe në minutën e 58’, ishte Ramos ai që tundi rrjetën, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua për një prekje të topit me dorë.

Ishte sërish Ramos që preku topin me dorë, kësaj radhe në zonën e tij, që pas tre minutash në rishikim me VAR, gjyqtari Cjapi akordoi 11-,etërsh për kuqeblutë, që u shndërrua në gol nga Balaj në minutën e 71’.

Korçarët tentuan disa herë që të gjenin rrugën e rrjetës, por kuqeblutë arritën të mbylleshin mirë në mbrojtje, me rezultatin që më pas ngeli i pandryshuar, me këta të fundit që gjithashtu ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Krymit në minutën e 94’.

Kështu Vllaznia rimerr sërish vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa Skënderbeu vazhdon momentalisht në vendin e 4-të me 37 pikë.

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve