Festë shkodrane! Klasikja e Shqipërisë i takon Vllaznisë, tre gola fundosin Tiranën (video)

Vllaznia

Vllaznia vazhdon e pandalshme marshimin në kreun e renditjes së Superiores. Shkodranët kanë mundur me shifrat 3-1 Tiranën në “klasiken” e futbollit shqiptar për të siguruar suksesin e katërt radhazi në kampionat.

Tirana e nisi ndeshjen më mirë, duke vënë në vështirësi kuqeblutë e duke gjetur e para golin me anë të Tabeku dhe një goditje të tij të devijuar.

Por brenda 5 minutash erdhën dy gola të shpejtë të kuqebluve të cilët përmbysën gjithçka, me anë të Jagos dhe të Balajt, për të kthyer ndeshjen në favor të shkodranëve.

Më pas Vllaznia administroi mirë ndeshjen, edhe pse u vu në vështirësi pasi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kuros. Por në momentin më të mirë të bardhebluve, një gabim i Valerianos solli penalltinë me të cilën Kastrati çoi shifrat në 3-1 dhe vulosi fitoren e skuadrës së Vllaznisë.

LEXO ME SHUME:“Jemi kundër të gjithëve”, Bordin sfidon Vllazninë në “Loro Boriçi”: Në Shkodër për performancë dhe rezultat të mirë

Related posts

Atanaskovski 100 ndeshje me fanellën e Partizanit, mesazhi për klubin dhe tifozët: Ata janë special, janë një mbështetje e madhe

Mirel Josa harron ndeshjen me Elbasanin, akuzon gjykimin: “Topi nuk kishte dalë jashtë”, të linte aksionin deri në fund

Tirana, “preja” e preferuar e Bekim Balajt; statistikat impresionuese të sulmuesit ndaj bardhebluve