“Jemi 100% gati”/ Brdaric sfidon Tiranën: Ne e kuptojmë si luhen dhe fitohen këto përballje

Vllaznia

Vllaznia udhëton nesër drejt “Elbasan Arena” ku e pret Tirana. Trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç mezi e pret këtë sfidë dhe në deklaratën për mediat u shpreh se objektiv është vetëm fitorja.

DEKLARATA E THOMAS BRDARIC

“Nesër një ndeshje e madhe, do të jemi të përgatitur 100% nga ana fizike dhe taktike. Kemi një stërvitje, do të rregullojmë diçka nga ana taktike dhe do të jemi gati për nesër. Do të jetë e vështirë nesër, të kuptojmë si funksionojnë këto derbi, kundër Tiranës ndeshjet e para kemi treguar një fytyrë të mirë, duhet të jemi të përqëndruar si nga ana ofensive dhe difensive. Të kemi një balancë.

Repaj është pak më mbrapa, Spahia është rikthyer dhe mund të marrë minuta në vijim për tu rikthyer te forma e mirë. Duhet të konsiderojmë gjithmonë situatat, shkojmë për fitore dhe ky është objektivi. Është një kundështar i fortë, e dimë që është ekip i mirë dhe kanë një lojë interesante, duhet të forcojmë punën tonë ndaj tyre. Me rikthimin e Shkëmbit treguan stabilitet.

Pikë së pari jam i lumtur për klubin, Vllaznia ka investuar shumë që të jemi në këtë situatë, por duhet të rrimë me këmbë në tokë, ende skemi arritur gjë. Duhet të bëjmë shumë gjëra, por ndjehemi mirë dhe duam të marrim gjithmonë 3 pikët. Kushtet kanë ndryshuar, po ashtu edhe lojtarët.

Shpresojmë që kushtet të rregullohen në të ardhmen, duhet të falenderoj djemtë që arrijnë të mirëmbajnë fushën, por ne nuk do ankohemi dhe do të shkojmë 100% në ndeshjen e nesërme. Kryesorja është të marrim sa më shumë pikë deri në fund, të kemi uri dhe dëshirë për të marrë fitoren, të ruajmë ritmin dhe tju japim diçka pas tifozëve për suportin që na bëjnë”, tha trajneri i kuqebluve.

LEXO ME SHUME:“Fitorja ndaj Laçit na ka kthyer besimin”/ Bledi Shkëmbi përpara ndeshjes ndaj Vllaznisë: Objektvi i Tiranës dihet…

Related posts

Nuk ka fitues në Durrës! Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video)

“Luajtëm shumë ngadalë”/ Thomas Brdaric kënaqet me barazimin ndaj Tiranës: Ndeshje e barabartë

“Gabuam në pasimet e thjeshta”, Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë: Po vuajmë nga ana fizike dhe në qarkullimin e topit