Vllaznia kërkon “bekimin” e Balajt, sulmuesi nuk shënon prej pesë ndeshjesh

Vllaznia

Vllaznia u kthye te fitorja të dielën që shkoi, pasi mundi me përmbysje me Elbasanin. Shënuan në atë ndeshje Kevin Dodaj dhe Mehdi Çoba, ndërsa për kapitenin Bekim Balaj ishte një tjetër 90-minutësh “Jo”. Ishte ndeshja e 5-të radhazi pa provuar shijen e golit nga e lojtarit kryesor të skuadrës shkodrane. Sulmuesi i Vllaznisë dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, bashkë me Zabërgjën e Dinamos, nuk po zhbllokohet.

Ai ka mbetur në kuotën e 8 golave dhe është barazuar nga rivalët e garës për “Këpucën e Artë”. Për 33-vjeçarin duket se ka një “ngërç”, pasi nuk ka mundur ta gjejë golin në ndeshjet kundër Elbasanit, Dinamos, Bylisit, Teutës dhe Egnatias.

Për herë të fundit ka shënuar në fitoren 2-0 ndaj Skënderbeut në javën e 12-të të kampionatit.Këto gola i dhanë Vllaznisë një avantazh të qetë dhe i lejuan ekipit që të menaxhojë mirë lojën gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes, pavarësisht disa mungesave të rëndësishme në mbrojtje. Vllaznia mbajti kontrollin dhe mbrojtësi Qarri nuk u rrezikua, duke ruajtur portën e paprekur. Performanca e tij ka qenë një faktor kyç për suksesin e Vllaznisë, duke i dhënë ekipit një avantazh të rëndësishëm në luftën për kreun e renditjes.

Është hera e parë për Balajn këtë sezon që përjeton një “thatësirë” kaq të gjatë. Shtatlartit i kishte ndodhur gjatë këtij edicioni të mos shënonte në 3 ndeshje radhazi, konkretisht ndaj Dinamos, Elbasanit dhe Partizanit, por tashmë janë 5 sfidat pa gol. Gjatë kësaj periudhe Balaj ka munguar edhe në ndeshjen kundër Laçit për shkak dëmtimi.

LEXO MË SHUMË: Vllaznia kujtohet vonë të luajë futboll dhe ti bëj dëm Dinamos, inatin ia nxjerrin arbitrit (video)

Related posts

Bylis i bën dalje sulmuesit, ndërpret bashkëpunimin pas tre sezoneve (ARSYEJA)

Abissnet Superiore, 180 minuta të ethshme; katër skuadra në luftë për titullin kampion dimri

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas