Vllaznia për turp! Egnatia “shemb” shkodranët me 4 gola në “Loro Borici”, Hila nderon Tiranën ndaj Kastriotit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Kategorisë Superiore.

TIRANA-KASTRIOTI 1-0
Ardit Hila nderon Tiranën përballë Kastriotit në “Elbasan Arena”, fitore e madhe e Egnatias në Shkodër. Bardheblutë iu falën golit të mesfushorit në minutën e fundit për të thyer 1-0 krutanët e vendit të fundit.

Fitore e vuajtur por tepër e rëndësishme për objektivin titull për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Bardheblutë vijojnë të kryesojnë Superioren, duke rikthyer distancën prej pesë pikësh me Partizanin ndjekës. Tensioni nuk mungoi pas golit të Tiranës dhe Kastrioti e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarëve pas daljeve me kartonë të kuq të Karakaçit dhe Selmanit.

VLLAZNIA-EGNATIA 0-4
Egnatia fitoi 0-4 përballë Vllaznisë, duke siguruar një fitore historike në “Loro Boriçi”. Skuadra nga Rrogozhina konfirmohet forcë e tretë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që Vllaznia mbetet e pesta pas Laçit.

Donald Mëllugja realizoi një eurogol në pjesën e parë, ndërkohë që kuqeblutë kapitulluan në fraksionin e dytë pas golave të Raphael Dëamena, Fernando Medeiros dhe Jackson.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League