Partizani reziston 89′ minuta, Vllaznia i shënon tre gola në gjashtë minuta (video)

Vllaznia

Vllaznia-Partizani, në një ndeshje të luftuar dhe me shumë ritëm u mbyll me rezultatin 4-1. Një përballje nisi mirë për miqtë, kur në minutën e 26′, Partizani kalon në avantazh. Një sulm i shpejtë i Gudjufit nga e djathta, sjell pasimin në qendër ku Isgandarli i vetëm shënon me lehtësi. Festa do të zgjaste pak, sepse Vllaznia fiton 11-metërsh. Balaj niset në krah dhe pason në qendër ku Bismark nuk arrin pasi rrëzohet pas një kontakti me Atanaskoskin.

Shkodranët kërkojnë kontrollin me VAR dhe gjyqtari Ferataj sheh pamjet në monitor. Në fund ai bën shenjë nga pika e penalltisë. Bekim Balaj nuk gabon duke barazuar rezulatatin. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u treguan të kujdeshshme, por në minutat e fundit, një pakujdesi e Bytyçit shkakton penallti. Pranë topit shfaqet sërish Bekim Balaj që shënon golin e dytë, por në 5 minutat shtesë do të kishte vend për një tjetër gol, me anë të një kundërsulmi, Hakaj realizon golin e tretë, ndërsa Bismark realizoi golin e katërt duke i dhënë tre pikë ekipit shkodran. Vllaznia për momentin në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 4 pikëve.

LEXO ME SHUME:“Abuzojmë shumë përpara porte”, Ernest Gjoka zbulon problemin e Skënderbeut: Është kampionat i vështirë

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi