Vllaznia nuk ndalet në merkato, firmos me sulmuesin nga Gaboni (EMRI)

Vllaznia ka prezantuar pak minuta me pare blerjen e saj te fundit ne merkaton e veres, sulmuesin nga Gaboni,Edlin Randy Essang Matouti.Klubi shkodran ka bere te ditur se me kete futbolliste 21-vjeçar eshte firmosur nje kontrate trevjeçare.

Matouti ka debutuar pak muaj me pare dhe me kombetaren e te rriturve te vendit te tij dhe konsiderohet nje element shume i rendesishem dhe prandaj edhe drejtuesit e Vllaznise besojne tek aftesite e ketij lojtari qe do te jete ne krah te Balajt per te shenuar golat per skuadren shkodrane.Kuqeblutë e kanë “vuajtur” gjetjen e një qendërsulmuesi kryesor i cili mund të jetë si një alternativë e mirë për Bekim Balaj,por mesa duket tashmë gjithçka është zgjidhur.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.
Mirë se erdhe në familjen 🔴🔵Essanga Matouti!

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)