Vllaznia nuk gjeti akordin me Bathën, klubi shkodran përgatit rikthimin e bujshëm

Vllaznia vijon revolucionin në ekip duke bërë lëvizje të shumta sin ë hyrje ashtu edhe në dalje. Shkodranëve u janë larguar thuajse një ekip i tërë, me vetëm 5 lojtarë që kanë mbetur nga sezoni i fundit. Afrimet e reja vijojnë të vijnë ndërsa “Supersport” mëson se drejtuesit janë duke u përgatitur për një goditje të bujshme.

Ardit Krymi është emri që qarkullon shpesh në këtë dritare transferimesh teksa edhe Tirana është e interesuar. Vetë mesfushori ka deklaruar shpesh se në Shqipëri rikthehet vetëm për ish-ekipin e tij ndaj “stafeta” i kalon Vllaznisë.

Kuqeblutë i kanë bërë edhe ofertën zyrtare lojtarit të Soligorsk i cili ka një kontratë me bjellorusët deri në dhjetor por duke qenë se ata janë të dënuar nga UEFA, Krymi mund të largohet me herët.  Mbetet të shihet nëse do të kemi një rikthim te Vllaznia, vendimi i takon lojtarit.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)