Vllaznia nuk fiton prej tre ndeshjesh, Alban Xhaferi mesazh lojtarëve para sfidës ndaj Laçit (FOTO)

Vllaznia

Vllaznia do të përballet me Laçin në “Loro Boriçi”, sot në orën 18:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të të Superiores. Shkodranët presin të rikthehen te fitorja pas 3 ndeshjeve ku kanë marrë vetëm 2 pikë.

Një formë jo e mirë e kuqebluve që synojnë 3 pikët për të vijuar presionin ndaj Egnatias kryesuese e cila ndodhet po kaq pikë larg. Fat i mirë për trajnerit Osmani është që do të ketë një grup të plotë ndaj kurbinasve.

Disa orë para ndeshjes, presidenti Alban Xhaferi jep një mesazh nga InstaStory i tij. “Të gjithë bashkë”, shkruan kreu i klubit duke u bërë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në një ndeshje të rëndësishme.

Qatip Osmani foli më pas për gjendjen fizike të futbollistëve, porta vazhdon të jetë një problem, ndërsa i gëzohet rikthimit të Smajlit

LEXO MË SHUMË: Partizani dhe Vllaznia shtrydhen për një barazim të thatë, asnjë ndryshim në klasifikim

Partizani-Vllaznia, nuk ka fitues në duelin mes Partizanit dhe Vllaznisë, përballje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një barazim 0-0 që la të pakënaqura dy skudrat. Një pjesë e parë me shumë raste nga të dyja skuadrat. Për t’u përmendur ishte rasti i minutës së 16-të. Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e dytë dhe distancën tre pikë larg Partizani.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull