Vllaznia mbërrin në Belfast, Memelli e nis në sulm konferencën për shtyp: Në fushë vetëm për fitore (video)

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, doli pasditen e sotme, në konferencën për shtyp në prang të duelin ndaj Linfield që skuadra shkodrane do të zhvillojë në Irlandën e Veriut, përballje kjo e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Tekniku pogradecar u shpreh optimist dhe beson tek ekipi i tij.

“Përpos emocioneve, ajo që vlerësojmë është përgatitja e madhe që ka bërë skuadra në këto 30 ditë. Djemtë kanë pasur një përkushtim të një niveli të lartë. E parë kjo në këndvështrimin tonë, nesër besojmë se do të bëjmë një performancë shumë të mirë. Ajo ç’ka më lind të them është se djemtë kanë punuar shumë mirë dhe jemi këtu për të bërë gjërat e duhura që në fund të gjithçka të vlerësojmë dhe të kemi qartësinë në këtë 90 minutësh të parë.

Kundërshtarin e njohim, por duhet pasur parasysh që ndeshja e parë është një fillim i mirë për të shkuar pastaj te ndeshja e dytë. Kemi punuar shumë në terren, kundërshtari është i fortë sicc e thashë, nuk dua të zbuloj më tepër. Ajo ç’ka kam parë te djemtë është përkushtimi i tyre dhe nisur nga ky fakt, besoj që çdo gjë do të shkoj mirë në fushën e lojës.”

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)