Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

Vllaznia

Është konfirmuar skenari që te Vllaznia i druheshin më shumë. Sulmuesi Lirim Kastrati do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Sipas informacioneve të fundit, futbollisti nga Kosova nuk ka mundur t’i shpëtojë operacionit, një lajm aspak pozitiv për shkodranët. Kjo pasi 27-vjeçari pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, duke qenë se periudha e rikuperimit do të jetë e gjatë për një nga lojtarët kryesorë të repartit ofensiv.

Aktualisht Vllaznia kryeson renditjen me 52 pikë, po aq sa ka edhe Elbasani që ndodhet në vendin e dytë. Ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për ekipin e drejtuar nga Edi Martini, i cili tashmë duhet të gjejë alternativa të tjera në sulm për të zëvendësuar mungesën e Kastratit.

LEXO ME SHUME:“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë

Related posts

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!