Vllaznia kërkon mbështetjen e tifozëve në takimin ndaj Teutës, klubi shkodran me njoftim të rëndësishëm

Ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 15:30 Vllaznia do të presë Teutën për takimin e javës së 33-të të Kategorisë Superiore. Një përballje e rëndësishme për shkodranët që kërkojnë pikët për Europën, ndërsa klubi nga ana tjetër dëshiron mbështetjen e tifozëve në këtë moment delikat që po kalon skuadra.

Klubi kuqeblu ka publikuar cmimet e biletave. Në tribunën VIP një biletë kushton 1500 lekë të vjetra, më pas te sektorët e tjerë ka një ulje cmimi, ndërsa për tifozët e Teutës, një biletë kushton vetëm 200 lekë.   Ekipi i Vllaznisë renditet në vendin e pestë në kuotën e 43 pikëve, ndërkohë që Teuta në vendin e gjashtë me 42 pikë, kërkon të marrë pikë për të mbyllë llogaritë me mbijetesën dhe zonën e play-outit.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)