VIDEO/ Vllaznia me “3 yje” në miqësore, ekipi shkodran fiton bindshëm; Edi Martini i teston të gjithë

Vllaznia

Vllaznia ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Deçiqit të Tuzit, në të cilën trajneri Martini ka parë thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, si pjesë e përgatitjeve për duelin e kampionatit ndaj Partizanit. Tekniku kishte hedhur në fusë formacion miks, me titullarët dhe lojtarët e stolit të përzier, për të parë gjendjen e tyre. Në fillim ishte Deçiqi që u shfaq thumbues, teksa goditi edhe shtyllën e portës së mbrojtur nga Pohls. Por më pas erdhi reagimi i Vllaznisë, që gjeti golin e avantazhit me Kastratin në minutën e 35.

Vetëm pesë minuta më vonë, erdhi goli i dytë i shkodranëve, me anë të të riut Ara, falë insistimit në krahun e majtë të Hakajt. Me skuadrat që bënë shumë zëvendësime pas pushimit, goli i tretë për shkodranët erdhi me Tafilin i cili fitoi topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe mposhti portierin. Edhe pse te Vllaznia krijuan raste të tjera për të shënuar, nuk ia dolën të gjenin rrjetën sidomos me Bismark i cili krijoi e shpërdoroi disa raste të mira. Kësisoj, dueli u mbyll me shifrat 3-0.

LEXO ME SHUME:Dinamo, rikthim me peshë në sfidën ndaj Elbasanit; mesfushori rikuperohet në kohë

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)