Nga rivalë në aleatë? Martini pret “nderin” e Ilir Dajës

Vllaznia

Vllaznia ka vetëm një rrugë për të ngritur trofeun këtë sezon, por ironia më e madhe është se fati i saj tashmë kalon nga Dinamo e Ilir Dajës, trajneri me të cilin Edi Martini ka pasur jo pak tensione gjatë sezonit.

Kuqeblutë nuk kanë asnjë interes te sfida e sotme mes Elbasanit dhe Dinamos, pasi gjithçka do të vendoset në javën e fundit të Final Four. Për Vllazninë ekziston vetëm një kombinim rezultatesh që e shpall kampione: fitorja ndaj Elbasanit dhe një triumf i Dinamos përballë Egnatias.

Nëse ndodh ndryshe, titulli largohet përfundimisht nga Shkodra. Egnatia mbetet skuadra më e favorizuar, pasi e ka vetë në dorë fatin e saj dhe mjafton të mos humbasë ndaj Dinamos për të ruajtur kreun. Paradoksi i këtij sezoni është i madh. Vllaznia e mbylli kampionatin e rregullt me 6 pikë më shumë se Egnatia, por në Final Four gjithçka u përmbys dhe tani rrogozhinasit janë 3 pikë përpara.

Ndërkohë, sfida e fundit sjell edhe një “armëpushim” të detyruar mes Dajës dhe Martinit, të cilët gjatë sezonit nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit në distancë. Tashmë, për herë të parë, Vllaznia detyrohet të bëjë tifozllëk pikërisht për Dinamon e Ilir Dajës.

LEXO ME SHUME:“Me fat që jam pjesë e Egnatias”/ Nevil Dede “fluturon” pas fitores ndaj Vllaznisë: Kontrata? Pyesni presidentin

Related posts

Nagelsman nuk e donte në Botëror me Gjermaninë, Gruda “afrohet” me Shqipërinë (FOTO)

Elbasani vjen “full”, Dinamo humbet një armë të rëndësishme në ndeshjen e sezonit

Edlir Tetova i hedh “kripë në plagë” Vllaznisë, postimi pas ndeshjes bën xhiron e rrjetit (FOTO)