“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

Vllaznia

Vllaznia ka surprizuar nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”. Këto të fundit festonin 40-vjetorin e shkollës dhe disa nga pjesëtarët e skuadrës shkodrane kanë bërë një vizitë në ambientet e kësaj shkolle.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

“Në 40-vjetorin e shkollës “Ndre Mjeda”, ishim mes nxënësve, mësuesve dhe energjisë së brezit të ri.

Edi Martini, Ergi Borshi, Bekim Bala, Ardit Krymi dhe Sherif Kallaku, ndanë emocione, autografe dhe një mesazh të thjeshtë: Vllaznia është e qytetit. Vllaznia është e shkollave. Vllaznia është e së ardhmes. Futbolli frymëzon. Shkolla formon.

Së bashku ndërtojmë karakterin dhe ëndrrat e fëmijëve tanë.Me këtë rast, ftojmë të gjitha shkollat e qytetit të ndjekin falas, klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana.Ju presim të premten, në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Le ta mbushim stadiumin me energjinë e nxënësve, me zërin e të rinjve dhe me krenarinë kuq e blu!”, ka shkruar klubi kuqeblu.Ndërkohë kujtojmë se kjo vizitë vjen 2 ditë par duelit me Tiranën. Klasikja e Shqipërisë do të luhet ditën e premte në orën 19:00 dhe është e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit.

LEXO ME SHUME:Statistikat ngrohin Dinamon, përballjet ndaj Vorës me bilanc të frikshëm

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia