Vllaznia frymëzohet nga Kalaja e Rozafës, klubi kuqeblu prezanton uniformat e reja me emblemet e qytetit (VIDEO)

Vllaznia

Vllaznia ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2025/2026. Klubi kuqeblu ka sjellë risi këtë herë, teksa në bluzë do të ketë të stampuara emblemat e qytetit të Shkodrës. Në pjesën e përparme dallohet kalaja e Rozafës, ndërsa në pjesën e pasme është vendosur ura e Mesit. Uniforma e parë ka ngjyrat simbol të Vllaznjsë, ato kuqeblu, teksa për fanellën e dytë është zgjedhur ngjyra e bardhë.

“KF Vllaznia prezanton fanellat e reja për sezonin 2025/2026! Një dizajn i frymëzuar nga kultura dhe tradita shkodrane që sjell në fanellë simbolet historike të Kalasë së Rozafës dhe Urës së Mesit. Gati për t’i veshur me krenari ngjyrat kuqeblu”, ka njoftuar klubi Vllaznia.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Related posts

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Orges Shehi nuk duhet të ndezë vetëm Tiranën, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar prej 2 muajsh