Shkëlqeu me Partizanin dhe Tiranën, Edi Martini piketon te Vllaznia mesfushon 27-vjeçar (FOTO)

Vllaznia

Vllaznia ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës që po vjen. Klubi shkodran nuk dëshiron një tjetër dështim në Superiore, teksa organika po përgatitet për titullin kampion.

Së fundmi bëhet me dije, se Vllaznia po kërkon transferimin e Sherif Kallakut. Sipas mediave lokale në Shkodër, ish-mesfushori i Teutës, Partizanit dhe Tiranës është kontaktuar nga vetë trajneri, Edi Martini. Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Kujtojmë se mesfushori 27-vjeçar aktualisht aktivizohet ne Sepsi në Rumani. Këtë sezon, Kallaku ka shënuar një gol dhe dhuruar një asist në 30 ndeshje që ka marrë pjesë.

LARGIMET E BRDARIC DHE OSMANIT

Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Humbja 4-0 në finale e titullit me Egnatian, nuk është kapërcyer nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë ndërmarrë menjëherë dy lëvizje thelbësore në stukturat e klubit. E kështu, pas Drejtorit Sportiv Tefik Osmani, tani edhe Brdaric nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve.

Në qytetin verior, Brdaric u prit me entuziazëm, në kthimin e tij të dytë në Shkodër, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv. Brdaric, që në aventurën e tij të parë me Vllazninë kishte fituar një Kupë të Shqipërisë, u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Tani, një vit më vonë, humbje erdhi në finale, por me një diferencë të dukshme me skuadrën rrogozhinase që u rikonfirmua kampione.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Largim me peshë te Teuta, futbollisti konfirmon mbylljen e bashkëpunimit (FOTO)

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)

1 comment

Drejtori sportiv i Vllaznisë, zbulohet emri 20/05/2025 - 17:16
[…] LEXO ME SHUME:Shkëlqeu me Partizanin dhe Tiranën, Edi Martini piketon te Vllaznia mesfushon 27-vjeçar (FOTO) […]

Comments are closed

Add Comment