Vllaznia ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me penallti Elbasanin, në mbyllje të një ndeshje që dhuroi 6 gola në 120 minutat e saj.
Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, koha e rregullt sot dhuroi 6 rrjeta të tundura, edhe pse rastet ishin me pikatore, ndërsa duhet theksuar se dy gola për shkodranët në fakt ishin autogola nga miqtë. Ndërsa barazimi 3-3, u shënua në minutën e 96 të ndeshjes, kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar.
Në shtesa, ekipet ruajtën rrjetën të paprekur dhe si rrjedhojë u deshën gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar fituesin. Abalora priti dy gjuajtje nga pika e bardhë, por gabimet nga ana tjetër e Lilës, Kasës dhe Olberkis, bënë që në fund të ishte Vllaznia që festonte kualifikimin mes 4 skuadrave më të mira në Kupë.
VLLAZNIA-ELBASANI 3-3
15′ (ag) Lila, 56′ (ag) Musta, 90′ Krymi / 25′, 49′ Lajthia, 90’+6′ Olberkis
NDESHJA E PARË PËRFUNDUAR ME REZULTATIN 0-0
Çerekfinalja e parë në Elbasan Arena u mbyll me barazim 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shkodër. Të dyja skuadrat, Elbasani e Vllaznia, zhvilluan një ndeshje të luftuar, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.
Vendasit, të mbështetur nga tifozët e tyre, u munduan të diktonin ritmin, ndërsa Vllaznia u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke shmangur rreziqet e mëdha. Përpjekjet për të shënuar ishin të pakta, pasi të dy ekipet u fokusuan më shumë në neutralizimin e njëra-tjetrës sesa në lojën sulmuese. Pjesa e dytë solli më shumë intensitet, me disa ndërhyrje të forta që tensionuan atmosferën në fushë. Të dy trajnerët kryen zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë diferencën.