Klasikja me “helm”: Vllaznia i kujton Tiranës rënien nga kategoria (video)

Vllaznia

Shkodra po përgatitet për një tjetër mbrëmje të zjarrtë futbolli. Vllaznia ka intensifikuar përgatitjet në prag të përballjes me Tiranën, në atë që konsiderohet si “Klasikja” e futbollit shqiptar. Ndeshja është programuar të zhvillohet të premten, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Klubi kuqeblu ka zgjedhur të motivojë tifozët përmes një videoje promovuese të publikuar në rrjetet sociale, duke rikthyer në kujtesë një nga momentet më të forta historike mes dy skuadrave. Bëhet fjalë për sfidën e 27 majit 2017, kur barazimi pa gola në Shkodër vulosi rënien e Tiranës nga kategoria superiore. Në mesazhin që shoqëron videon, Vllaznia thekson rolin vendimtar të tifozëve: “Kur ‘Loro Boriçi’ mbushet, historia merr tjetër drejtim! Klasikja nuk shijohet nga shtëpia.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Për bardheblutë, ajo përballje e vitit 2017 mbetet një nga faqet më të hidhura të historisë së klubit, ndërsa për shkodranët një kujtim që shton emocionin dhe rivalitetin për sfidën e radhës.

Të premten në mbrëmje, pritet një atmosferë elektrizuese në “Loro Boriçi”, aty ku historia e kësaj përballjeje pritet të shkruajë një kapitull të ri.

LEXO ME SHUME:“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem

Related posts

Statistikat ngrohin Dinamon, përballjet ndaj Vorës me bilanc të frikshëm

Nga titulli kampion drejt një eksperience të re jashtë Shqipërisë; futbollisti mbyll aventurën me Egnatian

Strategjia që solli përmbysjen: Kërnaja tregon lëvizjen kyçe me Sidiben