Vllaznia jep shembull në prag të festave, lojtarët dhe stafi shërbejnë në shtëpinë e të moshuarve (video)

Vllaznia

Vllaznia ka dhënë sot një shembull jashtë fushës. Lojtarët e klubit kuqeblu iu shërbyen drekën banorëve të Shtëpisë se të Moshuarve në prag të festave të fundvitit.

Çdo gjë u organizua në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Klubi shkodran ndau më pas një video përmes rrjeteve sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Postimi i Vllaznisë:

“Drekë me gjyshat në prag të festave të fundvitit! KF Vllaznia mirëpriti në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, me një drekë të veçantë në restorantin Stad_Yummy.

Gjyshat mbështesin gjithmon skuadrën tonë kur luajmë në shtëpi, prandaj zgjodhëm të ndajmë me to një drekë festive, plot gëzim, dhurata dhe mirënjohje”, shkruan klubi kuqeblu.

LEXO ME SHUME:Cara 200 paraqitje e Rrapaj gol lamtumire, Partizani shkëlqen ndaj Vllaznisë me mungesa (video)

Partizani ka mundur në takimin e fundit të vitit Vllazninë me rezultatin 2-0, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes së kampionatit, në pritje të Egnatias e Dinamos. Të kuqtë mposhtin një rival direkt për Final Four, me protagonist fantazistin Arinaldo Rrapaj: gola e asist për vlonjatin në ndeshjen e fundit me fanellën kryeqytetase.

Përballë shkodranëve të gjymtuar nga dëmtimet e shumta dhe me Brdaric që improvizoi formacionin, Partizani e nisi praktikisht ndeshjen në avantazh me golin e shpejtë të kapitenit Cara. Një asist i Rrapaj dhe anësori nuk gaboi, duke mposhtur debutuesin Jukaj. Portieri i ri në fakt e shpëtoi disa herë rezultatin, duke ndalur tentativat e kryeqytetasve për të mbyllur ndeshjen.

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)