Vllazni, kështu je për titull! Mposht në Shkodër Elbasanin dhe merr kryesimin (video)

Vllaznia

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia ka arritur një fitore minimale por të rëndësishme ndaj Elbasanit, duke mbyllur sfidën me shifrat 1-0. Kuqeblutë konfirmuan formën e mirë në shtëpi, ndërsa miqtë nga Elbasani u larguan pa pikë, ndonëse luftuan deri në fund. Takimi nisi me ritëm mesatar, ku të dyja skuadrat shfaqën kujdes të madh në prapavijë.

Elbasani, i vetëdijshëm për forcën sulmuese të shkodranëve, preferoi të mbyllej në mbrojtje dhe të tentonte me kundërsulme të shpejta. Megjithatë, Vllaznia gjeti avantazhin në minutën e 41′, aksion i gjatë i shkodranëve me Kastratin nga e djathta që kroson në shtyllën e dytë ku vjen Jago dhe tund rrjetën e portës mike.

Pjesa e dytë nisi me tjetër frymë tjetër për Elbasanin që u hodh më shumë përpara, duke rrezikuar me disa aksione të rrezikshme. Portieri i Vllaznisë tregoi siguri në momentet kyçe, ndërsa mbrojtja shkodrane arriti ta mbante të paprekur portën deri në fund. Me këtë sukses, skuadra e Vllaznisë merr kreun me 13 pikë dhe Elbasani në vendin e dytë me 11 pikë.

LEXO ME SHUME:“Mbushet kupa” te Flamurtari, Garcia drejt shkarkimit, Sinan Idrizi ka gati dy emrat për drejtimin

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)