Vllaznia, “fitore si e Pirros”; ndaj Erzenit do të mungojë një prej titullarëve

Fitorja ndaj Kukësit duhet harruar shpejt, sepse java e dytë vjen shpejt dhe Vllaznia duhet të mendojë për takimin e ardhshëm ndaj Erzenit që do të luhet në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi dhe mungesa e Ardit Krymit, ndaj Kukësit u dëmtua edhe Marko Juric, me këtë të fundit që u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 70-të, ku Migen Memelli e zëvendësoi me Alivodën.

Kjo shton “dhimbjet e kokës Memellit, i cili ndaj shijakasve do të duhet të gjejë një zëvendësues për Juric në qendër të mbrojtës.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)