Vllaznia-Egnatia, ka nisur finalja e madhe e Superiores mes dy skuadrave.
Vllaznia 0 – 1 Egnatia (Lushkja 6’)
Vllaznia 0 – 2 Egnatia (Lushkja 49′)
Statistikat e diferencat
Nëse statistikat do të shërbenin për të kuptuar skuadrën që do të rrëmbente titullin kampion, para finales së madhe të së hënës mes Egnatias dhe Vllaznisë, detyra do të ishte e vështirë. Dy formacionet kanë bërë praktikisht një rrugëtim të përafërt me diferenca fare të vogla në 36 javët e sezonit të rregullt. Natyrisht rrogozhinasit e mbyllën të parët e shkodranët të dytët, por pikët që i ndanë ishin vetëm dy, aq sa është edhe plusvalenca e golavarazhit në favor po të skuadrës së Tetovës.
Sulmi më i mirë vs mbrojtjes më të mirë
Në fakt, përballja do të jetë emocionuese, mjafton të përmendësh faktin se sulmi më i mirë, ai i kuqebluve, do të sfidohet nga mbrojtja më pak e mundur e kampionatit, ajo e Egnatias. Të besuarit e Brdaric shënojnë më shumë, 54 gola në 36 ndeshje, 56 nëse i shtojmë edhe gjysmëfinalen e Final 4 me Dinamon, dhe kanë një lider si Bekim Balaj me 17 gola, kryegolashësnuesi i kampionatit. Sidoqoftë tekniku gjerman duhet të bëjë kujdes sepse të tijtë lejojnë dicka më shumë se sa duhet dhe janë ndëshkuar 39 herë. Edhe Laçi që sa nga kategoria kishte pësuar 37, sa për të forcuar konceptin.
Precedentët sezonalë
Diferencat janë të gjitha këtu, sepse në përballjet direkte, gjithcka është në ekuilibër: një fitore për secilën e dy barazime. Brdaric ka triumfuar 3-1 në fazën e parë në Loro Borici, ka dalë i pamundur dy herë nga Arena Egnatia dhe është dorëzuar 0-2 në fazën e tretë ndaj njerëzve të Tetovës po në Shkodër. Në përballjet mes tyre të dy formacionet kanë shënuar nga 3 gola për ndeshje mesatarsisht, kështu që finalja premton spektakël.