VIDEO/ Vllaznia në avantazh, Egnatia e pëson nga këndi; goli i parë i sezonit të ri shënohet nga Gurishta

Vllaznia

Ndeshja Vllaznia-Egnatia çon sot siparin e Kategorisë Superiore në edicionin e saj të 87-të. Një ndeshje e denjë për hapjen, pasi përsëritet finalja e sezonit të kaluar, kur ishin pikërisht këto dy ekipe që u përballën në ndeshjen për titullin.

Shkodranët kanë bërë lëvizje të shumta në përbërjen e tyre dhe disa nga afrimet e bujshme të verës janë edhe në formacionin e sotëm të kuqebluve, përfshirë edhe debutuesin Dros që iu bashkua ekipit pak ditë më parë. Ndërsa Tetova ka hedhur në fushë nga minuta e parë përveç Selmanit të afirmuar në Europë, edhe afrimin më të fundit, sulmuesin Nikola Buriç.

LIVE VLLAZNIA-EGNATIA 1-0
19′ Gurishta

19’ Pas një goditje nga këndi, është Gurishta i cili me një gjuajtje me kokë në shtyllën e dytë gjen rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin shkodranëve. (VIDEO)

 

Related posts

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)

Show i Diallos në 25 minuta, Elbasani zhyt në krizë ndaj Dinamos (video)