Vllaznia në hall ndaj Elbasanit, dy titullarë të pezulluar për sfidën e ardhshme (EMRAT)

Vllaznia

Vllaznia doli e “plagosur” nga ndeshja e fundit ndaj Dinamos (0-0). Shkodranët e mbyllën 90 minutëshin e javës së 25-të kundër bluve me 9 lojtarë. Dy nga titullarët e skuadrës u ndëshkuan me karton të kuq, duke lënë kështu ekipin në inferioritet numerik.

Më parë për Dinamon kishte lënë fushën para kohe edhe Karamba pas ndëshkimit me dy të verdhë. Megjithatë, dy elementët e ndëshkuar në radhët e kuqebluve i përkasin repartit të mbrojtjes. Fillimisht u ndëshkua Bajrami, i cili pengoi një nga sulmuesit e Dinamos, që po shkonte drejt portës.

Më pas u ndëshkua edhe Jago, i cili, për një ndërhyrje përtej limiteve në mesfushë, mori karton të kuq direkt. Në këtë mënyrë, në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Elbasanit, Vllaznia duhet të ribëjë gjysmën e repartit të prapavijës, sepse të dy futbollistët që do të mungojnë në fundjavë janë titullarë të skuadrës.

Për Brdariç dhe stafin e tij lind detyra të gjejnë zëvendësuesit idealë për Bajramin dhe Jagon. Repaj dhe Pusi janë kandidatë potencialë.

LEXO ME SHUME:Më i paguari i Superiores e me një klauzolë prej top-player: ja detajet e kontratës së Bekim Balaj te Vllaznia

Bekim Balaj ka vendosur të firmosë kontratën e re te Vllaznia deri në vitin 2027. 34-vjeçari, të cilit i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, do vazhdojë të udhëheqë Vllazninë ku filloi hapat e parë në karrierë.

Kujtojmë se kapiteni i kuqebluve e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Balaj kryeson edhe tani renditjen e golashënuesve duke qenë pikë kyçe për fazën ofensive të Vllaznisë.

Related posts

Aleksandër Veselinovic nuk është më trajner i Partizanit, klubi e sulmon: Mungesë karakteri, rezultate të papranueshme

Andriy Shevchenko vjen në Tiranë, takim me Armand Dukën në “Shtëpinë e Futbollit”: Shqipëria po rritet, zhvillimi i madh…

“Nuk është rezultat i drejtë”/ Thomas Brdaric pas barazimit ndaj Elbasanit: Do të punojmë që ndeshjen tjetër të shënojmë