Vllaznia dhe Dinamo do të kërkojnë një biletë për finalen e madhe të Superiores. Shkodranëve iu mungon titulli prej 24 vitesh dhe tashmë kanë një mundësi të artë. Ata mund të kalojnë në finale edhe falë një barazimi. Në prag të kësaj ndeshje që luhet në orën 20:00, në “Arena Kombëtare”, ka reaguar edhe presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi.
Në profilin e tij zyrtar ai shkruan se: “Të gjithë rrugët sot në Arena Kombëtare. Në mbështetjen të ❤️💙 për endrrën tonë⚽️🏆”
Një vend në finale. Kjo është ajo që kërkojnë sot më 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” Vllaznia e Dinamo. Dy formacionet do të luajnë gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, për të përcaktuar skuadrën e parë që do të diskutojë titullin kampion në 12 maj.
Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City duhet vetëm të fitojë për të kaluar në finale. Kjo është e përcaktuar në rregullore, duke qenë se shkodranët u renditën në vendin e dytë në fund të 36 javëve të sezonit të rregullt, ndërsa Dinamo në të tretin.
fituar tre ndeshje në 6 përballje e ka barazuar dy, duke humbur vetëm një herë me kuqeblutë e Thomas Brdaric. Shkodranët duhet të hakmmerren edhe për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, në atë 4-3 rokamboleks, ku Vllaznisë nuk i mjaftoi rikthimi për të arritur në finalen e kompeticionit e fituar më pas me penallti nga Dinamo ndaj Egnatias.
Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe. Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, në pritje të asaj që do të dhurojë fusha edhe nesër në përballjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 mes Egnatias e Partizanit.