Vllaznia i dërgon “kartolinë” me 5 gola Skënderbeut, ndeshje për t’u harruar për korçarët (video)

Vllaznia merr fitoren e tretë radhazi në kampionat. Pas dy sukseseve me Dinamon e Tiranën, në javën e 18-të ekipi shkodran mposhti Skënderbeun në “Loro Boriçi” me shifrat 4-0. Një ndeshje që nisi mirë për kuqeblutë me Grudën i cili do të shënonte në minutën e 29′, në pjesën e dytë, do të ishte sërish sulmuesi i cili do të realizonte tre minuta nga rifillimi i takimit.

Rezultati 2-0 ngrohu shkodranët që shënuan edhe tre herë të tjera me Balaj në minutën e 75′, Gruda sërish në 79′ dhe një autogol i Frashërit. Me këtë fitore, Vllaznia blindon vendin e tretë në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë Skënderbeu mbetet në vendin e pestë me 22 pikë.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi