Vladimir Putin sfidon acarin,presidenti rus kryen ritualin ortodoks në -20 gradë Celsius

Presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullt, duke vazhduar kështu traditën e përkujtimit të pagëzimit të Krishtit nga Gjon Pagëzori. Kreu i Kremlinit, u zhyt në ujë të mbuluar nga akulli ndërkohë që temperatura shënonte -20 gradë Celsius. Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Putinit Dmitry Peshkov tha se presidenti rus i qëndroi besnik traditës, kjo pasi uji i bekuar nga një klerik konsiderohet i shenjtë dhe i pastër deri në festën e vitit pasardhës, dhe besohet se ka fuqi të mbrojtje dhe shërimi.

Të krishterët ortodoksë rusë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë epifaninë në 19 Janar, dymbëdhjetë ditë pas Krishtlindjes, e cila festohet më 7 Janar. Sipas traditës, besimtarët duhet të zhyten tre herë në ujërat e akullta, në vende të veçanta posaçërisht për këtë ritual.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)