Vjosa Osmani si Zelensky, shfaqet me veshje ushtarake, mesazhi për ushtarët: Përgatituni për t’i dalë zot atdheut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar ditën e sotme Komandën e Forcave Tokësore, teksa veriu i vendit është i “bllokuar” nga barrikadat e serbëve.

Teksa tensionet vijojnë, Osmani është shfaqur me veshje ushtarake, duke i dërguar një mesazh të qartë Serbisë, se Kosova është gati për gjithçka që mund të ndodhë.

“Qëndroni të gatshëm dhe në përgatitje për t’i dalë zot Atdheut. Dhe për të gjithë ata që synojnë ta sfidojnë paqen e sigurinë tonë, tua përkujtoj që nuk ka asgjë që arrijnë ta mund vullnetin e një populli të jetoj në liri dhe i pavarur. E kemi dëshmuar në vitet 90′ që ushtria çlirimtare edhe pse në numër të vogël me ushtrinë gjenocidiale serbomadhe e tregoi vullnetin luftarak për çlirimin atdheut. Dhe ky shpirt rezultoi me lirinë që e gëzojmë sot dhe të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht. Çdo ditë kur ta veshin këtë uniformë, mos ta harroni për gjakun që është derdhur për liri”, ka thënë Osmani.

Sot bëhen 19 ditë që prej ngritjes së barrikadave, teksa janë shtuar të tjera bllokada në pikat kufitare me Serbinë.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij