Vjeshtë “e nxehtë” për Ramën, gjyqi i McGonigal më 13 shtator/ Ja skenari që mund të shpëtojë kryeministrin shqiptar nga hetimi i FBI

“Unë jam fajtor”, do vetëdeklarohet më 15 gusht McGonigal në gjykatën në New York. Sipas burimeve të gazetarit Robert Papa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-agjenti i FBI do pranojë dënim më të ulët që të mos kemi gjyq. Papa shprehet se janë 8000 faqe përgjime dhe hetime ndaj tij. Sipas tij, gjyqtarja  Jennifer Reardon, që kishte çështjen në Neë York nxori një urdhër të hënën ku shkruante se është informuar se ai dëshiron të ndryshojë deklaratën nga i pafajshëm në fajtor. Procesi i pazarit është lënë më 15 gusht. Po për çështjen lidhur me Shqipërinë? Gazetari Robert Papa bën me dije se ende nuk dihet, por ka shanse që edhe aty të bëjë pazar. Për çështjen e lidhjeve me Ramën do vendoset më 13 shtator. Nëse McGonigal bën pazar me drejtësinë atëherë ky është një favor shumë i madh për kryeministrin Rama, pasi shqiptarët nuk do të marrin vesh prapaskenat që kanë ndodhur me personazhin e korruptuar të FBI që nuk ka asnjë lidhje me politikën shqiptare, ekzekutivin apo me çfarëdolloj institucioni që i përket këtij shteti.

Ato do të mbeten një pikë e errët për Ramën që ka futur drejtimin e shtetit në hulli spiunësh, personazhesh të dyshimtë apo dhe pazaresh të rëndomta. Se ç’farë ka ndodhur, ç’farë kanë thurur, apo në ç’farë aferash janë zhytur këtë nuk mund ta marrim vesh kurrë nëse McGonigal arrin ujdi me drejtësinë amerikane. Pastaj nëse ai hap gojën, situata merr kthesën e madhe për kryeministrin Rama. Kujtojmë se disa ditë më parë në Uashington, Charles McGonigal është paraqitur me video konferencë përfaqësuar edhe nga avokati i tij. Ende nuk ka filluar gjyqi ndaj atij që cilësohet si gjyqi FBI. Janë rreth 8 mijë faqe, përgjime, hetime që janë dorëzuar grupit të avokatëve të tij. Ende nuk është vendosur nga juria nëse do të kemi gjyq apo jo. Teknikisht ai mund të pranoj se është ose jo fajtor.

Ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

Gjithashtu për dosjen e McGonigal kanë shkruar së fundmi dhe mediat në SHBA. CNN shkroi në një artikull se ish kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pritet që të pranojë akuzat për lobimin që ka kryer për oligarkun rus, Oleg Deripaska. Sipas kësaj mediaje, McGonigal është në bisedime e sipër për t’u deklaruar fajtor për punën që ka bërë për oligarkun rus të sanksionuar nga SHBA. Lidhur me çështjen e Shqipërisë, CNN u shpreh se ish zyrtari i lartë mund ta zgjidhë çështjen e tij pa gjyq. Javën e kaluar në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonte në gjyq. McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që po përballet me drejtësinë për këto shkelje. Që prej ditës kur u arrestua, ai nuk ka pranuar kurrë akuzat.

Dy akuzat për ish-agjentin e FBI

Amerikani McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Në rastin e dytë, në akuzën në D.C, McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. I pari referohet në aktakuzë si Personi A (Agron Neza?), një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Por personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash edhe që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”. Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Sipas akuzës, McGonigal u takua me Personin A në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B (identiteti e te cili deri tani është i panjohur), bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama më 9 shtator 2017.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!