“Më vjen mirë që fitova derbin dhe shkrova historinë”, Shehi nuk bëhet nostalgjik, “agresiv” në konferencë: Luajtëm për tifozët

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës e cila ishte e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”, përfundoi me fitoren e “Demave”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 2-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Partizanit, Orges Shehi.

“Derbi është derbi, luajmë edhe për tifozët. Loja jonë ia shton vlerat fitores edhe më shumë. Skuadra tregoi që ka karakter dhe shpirt gare. Minutat e fundit janë normale që t’i lësh hapësira kundërshtarit, por kemi qenë agresivë”, u shpreh fillimisht Shehi.

“Në disa raste ishim të paqartë edhe pse në të dy krahët kishim manovra ndryshe. Po zbriste Mba si pikë pasime, ndërsa Skuka dhe Cara ishin për tu futur thellë në zonën e kundërshtarit. U nxituam paksa, ishte intepretim i mirë, por e mira s’ka fund. Ne e dimë që Skuka dhe Mba nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, por duhet të futen pasi dihet pesha e tyren ë skuadër. Kishim vështirësi pasi Tirana doli me 3 mbrojtës në disa momente. Atanaskoski e vuajti jo pak Abazajn dhe bëmë ndryshime për shkak të cilësive fizike”, tha më tej trajneri i Partizanit.

“Ditët e fundit është bashkuar i gjithë grupi, përveç Kekos dhe Bytyçit. Kur plotësohet grupi mund të japim mundësi për të ndryshuar. Nuk jemi me hap kampioni, por me hap normal. Kërkonim më shumë eksperiencë në fushë sidomos në derbi është shumë i rëndësishëm, për të ndihmuar pjesën tjetër. Kemi katër sulmues që janë të deklaruar që nga ndeshja në ndeshje edhe mund të ndryshojnë pavarësisht se është e vështirë, por do mundohemi të marrim më të mirën”, u shpreh Orges Shehi.

“Në krahun e majtë kemi lojtarë si Rrapaj dhe Cara sepse kanë kombinim të mirë dhe kanë vite që luajnë bashkë. Në krahun e djathtë dalim me tre dhe ngjitet Hadroj lart. Më vjen mirë që fitova derbin dhe shkruajta historinë”, mbylli fjalën e tij tekniku durrsak.

Related posts

Kategoria e Parë/ “Lojtarë pa karakter”, trajneri jep dorëheqjen pas humbjes dhe shpërthen keq

Dembele dhe Kola drejt shitjes, Gugash Magani frenon gjithçka: Nëse presidenca e bën, atëherë…

“Duke filluar nga Korça do luftojmë për objektivat”, Gvozdenoviç piketon ish-klubin e tij për t’u rikthyer te fitoret