Vjen çudia e madhe nga Superiorja e Shqipërisë/ Gjyqtari ndëshkon me karton të kuq dy futbollistë ende pa filluar ndeshja

Xhiro e 23-të në Superiorën e Shqipërisë ka startuar ditën e djeshme, ku dy klubet kryeqytetase e kanë nisur me fitore.

Partizani ka mposhtur Kukësin 5-0, derisa Tirana mori tri pikë nga udhëtimi te Teuta 0-2.

Ditën e sotme në program janë tri sfida të tjera si Kastrioti – Skënderbeu, Laçi – Egnatia dhe Vllaznia – Dinamo.

E në sfidën që po zhvillohet në Krujë mes Kastriotit dhe Skëndereut, ka ndodhur një gjë që nuk shihet shpesh në futboll.

Ende pa filluar ndeshja, gjyqtari kryesor Juxhin Xhaja ka përjashtuar dy futbollistë me kartonë të kuq nga ndeshja.

Ka qenë një moment tensioni mes Bekim Didës së vendasve dhe Melos Bajramit të mysafirëve në tunel para se ekipet të dalin në fushë.

E gjyqtari kryesor vendosi që t’i përjashtojë të dy nga ndeshja ende pa filluar takimi. 

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)