Vjedhje si nëpër filma/ Ia thyen xhamin veturës në lëvizje dhe i merr çantën me sende që kapin vlerën e 7 mijë dollarëve

vjedhje

Një vjedhje e pazakontë por e ngjashme me skenat e filmave të Hollyoodit, është kapur në San Francisco nga një kamerë që ishte e vendosur brenda një veture.

Videoja e postuar në Twitter nga përdoruesi @amegregan5, shfaq një Honda të zezë që ndalet pas një Priusi me ngjyrë të hirtë që ishte ende në lëvizje.

E në një moment kur e zvogëlon shpejtësinë Prius, nga Honda del një burrë i cili pa u menduar dy herë e thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë.

Gjithçka zhvillohet brenda shtatë sekondave, e derisa personat që ishin në veturë dhe ishin viktimë e vjedhjes dalin nga mjeti, hajduti largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Mediat amerikane raportojnë se brenda çantës kishte pajisje për kamera dhe dron që kapin vlerën e 7 mijë dollarëve, kurse pronarët e tyre janë të bindur se ata ishin përcjell nga hajdutat dhe e dinin me saktësi se çfarë kishte brenda.

Është interesante se ngjarja ndodh në mes të një rruge të mbushur me vetura të tjera dhe në mes të ditës, kurse deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e hajdutit që largohet “me shpejtësinë e dritës”.

Related posts

Ndodh pas 250 mijë vitesh! Rikthehet vullkani “ZOMBIE”!

E RRALLË! Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…