Vilat, bizneset, kullat e Lulzim Bashës që nuk kanë marrë kurrë përgjigje! (FAKTET)

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dje në një dalje në parlament drejtoi gishtin nga Lulzim Basha duke i thënë se kishte marrë dy kate në një nga kullat e Tiranës dhe më pas kishte përmendur Lion Park.

Një lajm, i cili më shumë se një vit më parë është publikuar edhe te CNA duke dhënë detaje për të cilat duhet të merrnin përgjigje, ku të paktën Prokuroia duhet të kishte filluar kryesisht një hetim për të verifikuar, për të vlerësuar çmimin e blerjes, a ka ndonjë mashtrim apo jo, si i ka përfituar kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, këto prona, biznese, në të cilat gjatë gjithë kohës ushtron autoritete dhe detyrë Aurela Basha, bashkëshortja e Lulzim Bashës, pra biznes i familjes që ka filluar dhe vazhdon të rritet dhe të rritet gjatë pushtetit të rilindjes.

Nga dita që Lulzim Basha u bë kryetar i PD-së në vitin 2013 dhe deri më sot, pas 10 vitesh në drejtimin e saj gjoja duke u tërhequr një vit, bizneset e Erion Isufit janë rritur me dhjetëra apo qindra herë. 

Janë biznese që qarkullonin 200 milionë lekë, sot qarkullojnë dhjetëra miliona euro, dhe kanë siguruar miliona euro të tjera pasuri të paluajtshme.

VILAT E LULZIM BASHËS NË LONG HILL

Faktet. Le t’i rendisim një nga një.

Lulzim Basha u akuzua për vilat në Long Hill. I mohoi. Në një dalje publike në opinion më pas i tha se i kishte për arsye shëndetësore, lidhje të familjarëve të tij, e të tjera.

Në fakt, bëri një mohim, pastaj bëri një pranim, tha se ishte me qira, por gënjeu.

Gënjeu sepse Luli deklaroi largimin nga apartamenti i tij ku jetonte në qendër të Tiranës sipër te Venecia në katin e fundit me argumentin se pas tërmetit ishte dëmtuar banesa e tij.

Por të dhënat e Bashkisë Tiranë të publikuara në atë kohë treguan se ai pallat nuk kishte pasur asnjë problematikë, nuk kishte asnjë çarje, asnjë banor nuk ishte larguar, godina ishte e sigurt, Luli kishte ikur për arsye të tjera.

Më pas makina e Lulzim Bashës u fotografua te rezidenca Long Hill. Çështja si gjithmonë, çudia më e madhe zgjat tri ditë dhe Luli e harroi. Por nuk mund të harrojnë mediat.

Makina e Lulzim Bashës

Një tjetër fakt përtej vilave. CNA shkroi në vitin 2022 në lidhje me disa prona të blera nga Erion Isufi, biznesi i të cilit rritet, rritet në mënyrë të frikshme dhe çështja nuk është te pjesa e xhiros së deklaruar të këtij biznesi sa është fitimi, ku sigurohen paratë e financimit, sa janë të ardhruat nga bankat dhe sa është vlera e blerjes sipas referencave të shtetit. Materiali u denoncua, u dhanë disa përgjigje sporadike nga Luli, si gjithmonë bërtet, bëhet nervoz, shfajësohet, përpiqet të justifikohet, por kujtoi se historia u harrua

Lulzim Basha dhe Erion Isufi

Atëherë shumë pak e përmendëm dje se Gazment Bardhi e riktheu çështjen, Lulzim Basha e humbi kontrollin.

VILAT LUKSOZE NË GJIRIN E LALËZIT

Janë dhe dy vila të reja në gjirin e Lalëzit, të cilat janë nxjerrë me foto nga CNA dhe që gishti është drejtuar te Lulzim Basha dhe familjarët e tij.

Janë dy vila në brez të parë që kushtojnë miliona euro. Pra, historia e vilave nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm te biznesmeni Agron Papuli, të cilin Lulzim Basha e kishte akuzuar dhe më pas i kishte marrë vilën, por edhe te biznesmenë të tjerë në Lalëz nga të cilët Lulzim Basha ka përfituar vila.

Vilat në Lalëz

LULZIM BASHA DHE KULLAT

Pastaj fillojnë historitë e kullave me strehimin e tij sa te një biznesmen te një biznesmen tjetër. Strehohu te një, sulmo tjetrin, ik që atje, shko strehu atje matanë, tradhto djemtë e Rrugës së Kombit, fol për lejet e ndërtimit, gjurmët e tyre, por dhe për kullat dhe ndërtimet, të cilave u fillon historia në kohën kur Lulzim Basha ka qenë kryetar bashkie dhe rastësisht janë përfituar nga familjarë të tij ndërtime me sipërfaqe me çmime qesharake në zonat më luksoze të kryeqytetit.

TRADHTIA E LULZIM BASHËS

Një fakt tjetër që ende nuk ka përgjigje, tradhtia e djemve në Rrugën e Kombit. Në rast se Lulzim Basha dhe të tijtë nuk e mbajnë mend, le t’ua kujtojmë. Filloi një protestë në Rrugën e Kombit për traun që vendosi kryeministri Rama për dhënien me koncesion të këtij investimi 1.2 miliardë euro nga qeveria shqiptare.

Banorët e Kukësit protestonin pasi donin që kalimi i tyre të bëhej pa pagesë. U bë një pagesë e diferencuar.

Në atë kohë CNA ka theksuar se nuk është koncesionari ai që duhet të digjet dhe sulmohet, por është qeveria, ajo që e ka dhënë këtë koncesion.

Ajo është përgjegjësia. Banorët protestonin dhe Lulzim Basha i braktisi, i tradhtoi, i hodhi në kosh të plehrave dhe në rast se nuk e mban mend mund t’i sjellim në mend që Erion Isufi, kunati i tij, nga zyrat e “Coin”, ku ishte strehuar, shkoi dhe u strehua në “Sheraton”, “rastësisht” të të njëjtit person që ishte koncesionari i Rrugës së Kombit, pra Shefqet Kastrati.

Biznesmeni, i cili kishte marrë me koncesion Rrugën e Kombit, strehoi Erion Isufin. Ndërkohë që demokratët protestonin atje matanë dhe u trahdtua nga Lulzim Basha.

SKEMAT E LULZIM BASHËS

Skemat e Lulit janë të qarta. Sulmoi dhe akuzoi një kullë në kryeqytet, duke thënë e kishte bërë Sali Berisha, biznesmenë të Saliut e të tjera si këto. Në fakt nga ata biznesmenët më shumë miq i ka vetë. Por e ka stil Lulzim Basha. Sulmon biznesmenë dhe më pas shkon dhe u puth dorën. I sulmon te Rruga e Kombit, i japin zyra për kunatin. I sulmon për koncesione me qeverinë si rastin e Agron Papulit dhe shkon e strehohet te vilat që ndërton me Agron Papulin në Long Hill.

I sulmon për kullat te Liqeni dhe shkon e strehohet kunati i tij me zyra te Lion Park.

Kulla Lion Park

Tani sulmoi një kullë tjetër në qendër të Tiranës. Për çfarë arsye? Mendoni se nuk i njihte biznesmenët? Mendojnë njerëzit se Luli mund t’i gënjente? I sulmoi për të vënë gjobën e radhës.

E VËRTETA E LULZIM BASHËS

Kjo është e vërteta e Lulit, e kullave, pasi janë të paktën rastet e mësipërme që na tregojnë qartë se asnjë denoncim, asnjë qëndrim dhe asnjë veprim i bërë ndaj qeverisë nuk ka qenë me qëllimin për t’i shkuar deri në fund, për të bërë politikë, por ka qenë për të vënë gjobën e radhës, për të marrë shpërblimin e radhës dhe Lulzim Basha këtë e ka bërë dhe përsëritur jo vetëm njëherë.

Pa folur këtu për faktin se ende në 2023-shin, 6 vite më pas, nuk ka marrë përgjigje pyetja ku i gjeti Lulzim Basha 1 milion e 25 mijë dollarë për të bërë foto me Donald Trump-in në SHBA.

Lulzim Basha dhe Donald Trump

Këto janë faktet që na flasin për Lulin shumë, por për mënyrën se si sillet ndaj biznesit, se si i sulmon publikisht dhe si përfiton pastaj ku futet si mi gjirizesh.

Burimi: CNA

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare