VIDEO/ Tirana zgjidh problemin e portës, firmos me 19-vjeçarin e talentuar

Mustafë Abdullahu është portieri i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu përmes një video në rrjetet sociale. Portieri ka qenë pjesë e skuadrës së Besës në Kategorinë e Parë. Gardiani ka firmosur një kontratë  5-vjeçare.

Postimi i plotë

KF Tirana njofton afrimin e portierit Mustafë Abdullahu! Futbollistët e talentuar e kanë pasur gjithmonë derën e hapur për t’u bërë bardheblu dhe Abdullahu është njëri prej tyre. 19-vjeçari nga Kosova ka firmosur me klubin tonë kontratën 5-vjeçare. Klubi i uron mirëseardhje portierit të ri dhe suksese me fanellën tonë

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)