Video skandaloze/ Megi Pojani dredh të pasmet dhe tallet mbi varrin e familjares së saj

Motrat Pojani, Marsela dhe Megi e kanë ndërtuar praninë e tyre mediatike shpeshherë përmes skandaleve. Dy vajzat, të njohura në rrjetet sociale por edhe në media pak ditë më parë kanë vizituar varrezat e të ndjerëve të tyre.

Si çdo gjë tjetër edhe këtë vizitë në varreza ato e kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale. Por ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve është se si motrat Pojani janë tallur në varreza.

Vetë Marsela ka publikuar një video ku tregon Megin teksa ‘pastron’ varrin, qesh, kërcen dhe tallet para familjarit të tyre të ndjerë.

Marsi: Thuaj më fal

Megi: Jo nuk e them, ajo as nuk e di se çfarë po bëj. Ajo as nuk e di që Instagrami ekziston, nuk e di se këtë gjë do ta shikoj e gjithë bota sepse stërmbesa e saj është e famshme. Po, jam e famshme më shiko, shikoje këtë fytyrë, kjo kushton para.

Ky veprim i aktores ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar ashpër atë.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!