VIDEO- “President i shkalluar”/ Ilir Meta publikon fjalimin e tij në Parlament dhe i përgjigjet Ramës: Bën mirë të reflektosh, përndryshe…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë e quajti “President të Shkalluar”. Në një status në Facebook, Ilir Meta thotë se ka mbajtur premtimin e tij për të mbrojtur kushtetutën.

Teksa publikon një pjesë nga fjalimi i tij në Parlament në vitin 2017, Ilir Meta i kërkon kryeministrit Rama që të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin.

Kreu i Shtetit e paralajmëron se ne rast se nuk reflejtin në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

Statusi i Presidentit Meta

Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.

Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

Çfare tha Ilir Meta në Parlament në 2017

Çdo politikan është gjithmonë midis dy raporteve mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjidhur demokracinë në raport me pushtetin. Sepse pushtet ka edhe në vendet demokratike. Unë kam patur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësive që ajo më ka dhënë jo vetëm mua por edhe juve.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij