VIDEO/ Po udhëtonin me shpejtësi, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, plagosen rëndë dy të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Berat, si pasojë e një aksidenti. Sipas “News 24”, ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen periferike të qytetit në lagjen “Uznovë”.

Në aksident është përfshirë një mjet tip ‘Audi A 80’, me targa AA 135 BZ, ndërsa shoferi ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me shtyllën.

Pas përplasjes me shtyllën, mjeti ka përfunduar i përplasur me murin ndarës të një shtëpie në anë të rrugës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi, N.Xh, 30-vjeç dhe pasagjeri, një 27-vjeçar.

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…