VIDEO/ Një shqiptar ngre trofeun, ndërsa një tjetër shkëlqen me dy asiste; Dinamo fiton Kupën e Kroacisë

Arber Hoxha

Dinamo Zagreb ka fituar ndaj Rijekës me rezultatin 3-1 në finalen e dytë të Kupës së Kroacisë, duke fituar trofeun e dytë sezonal në Kroaci.Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave u mbyll pa fitues me rezultatin 0-0.

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke shkëlqyer në këtë takim.Fillimisht në minutën e 28-të, Hoxha asistoi te Petar Sucic i cili shënoi për 1-0. Në minutën e 42-të, Martin Baturina gjeti golin, ndërsa sërish asistues ishte Hoxha. Me pak fat, Hoxha ka mundur të shënohet në listën e shënuesve, pasi kishte dy raste për gol në minutat 62-të dhe 72-të, por nuk e gjeti rrjetën. Duhet përmendur se trofeun e ngriti kapiteni Arijan Ademi, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)