VIDEO/ “Ne ekipin e kemi bërë për të fituar titullin”, Agim Demrozi mesazh Vllaznisë: Keqardhje vetëm për formulën

Agim Demrozi

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi ka folur për mediet pas hedhjes së shortit të Final Four që vuri rrogozhinasit përballë Vllaznisë në gjysmëfinale. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 20:00 në Air Albania, por fillimisht Egnatia do të luajë nesër në finalen e Kupës përballë Kukësit.

Kreu i jeshilëve ‘gëzon’ Tiranën teksa shprehet se Egnatia e tij luan për të dy trofetë. Bardheblutë shpresojnë për suksesin e Egnatias pasi kjo është mënyra e vetme që të kapin Europën për shkak se Skënderbeu është i dënuar.

“E prisnim edhe Vllazninë. Nuk ka rëndësi. Me Vllazninë jemi përballur me shumë se me ekipet e tjera këtë vit. T’ia lëmë fushës. Ekipin e kemi bërë për kampion. Formulën e dinim që në fillim të kampionatit, pavarësisht keqardhjes. Do luajmë shanset deri në fund.

Ekipi është krijuar edhe për Kupën dhe për kampion. Kukësi është skuadër shumë e mirë, nuk kanë çfarë të humbasin. Tifozët nuk na kanë paragjykuar, na kanë mbështetur, Tifozët e tjera na shikojnë si qytet i vogël, por nuk jemi ashtu. Jemi mesi i Shqipërisë. Kemi shumë tifozët. Nëse fitojnë, do ketë shpërblime për lojtarët”, tha Demrozi.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin