VIDEO/ Lorik Cana në avion me presidentin Macron, ish-kapiteni: I mësova disa fjalë shqip, jemi të dy tifozë të…

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, udhëtoi me avionin privat presidencial së bashku me kreun e shtetit francez, Emanuel Macron, të hënën nga Parisi në Tiranë. Cana, në një deklarim për “Opinion”, tha dje se ai ia mësoi presidentit francez t’i lexonte disa fjalë në gjuhën shqipe. Cana ka pohuar se gjatë udhëtimit me avion me presidentin Macron, të dy kanë folur për lidhjen mes Shqipërisë dhe Francës, rreth aktiviteteve të tij pas futbollit, gjuhës shqipe dhe për Kosovën.

“Një eksperiencë e jashtëzakonshme”, tha Cana. “Macron është një fans i çmendur i futbollit dhe e kemi një të përbashkët me të: ne të dy jemi tifoz të Marsejës. Folëm tema të ndryshme. Folëm për gjuhën shqiptare, sepse ishte kurioz sesa e vjetër dhe e vështirë ishte gjuha jonë. Folëm pak edhe për Kosovën, ishte shumë kurioz se çka po ndodhë në Kosovë”, u shpreh ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)