VIDEO/ Lojtarët e Elbasanit shkojnë pranë tifozëve, ndiqeni momentin e përplasjes me policinë

Elbasanit

Përplasje mes tifozëve dhe uniformave blu në Fushë-Krujë, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti- AF Elbasani, përballje e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë.  Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar tifozin me iniciale A.B 30-vjec, pasi ky i fundit ka goditur me bidon njërin prej policëve që ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit.

LEXO MË SHUMË:Erdhën me bujë te AF Elbasani, klubi ndërpret bashkëpunimin me dy lojtarët (EMRAT)

Pas këtij incidenti, punonjësi i policisë i ka bërë thirrje të ndalojë veprimin e tifozit, por në këto momente është hasur me zemërimin dhe një reagim nga i gjithë grupi i tifozëve, jo vetëm kaq, por në momentin që efektivi i policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur rezistencë nga 30-vjeçari dhe nga tifozët e tjerë.

Në pamje shihen edhe lojtarët e AF Elbasanit, të cilët shkojnë pranë tifozëve për të qetësuar gjendjen.Pas këtyre momenteve, është dashur ndërhyrja e policëve të tjerë ku dhe kanë bërë shoqërimin e tifozit në Komisariatin e Krujës.

Dede: Përgjegjësia ime për barazimin, keqardhje për lojtarët

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pas ndeshjes pohon se i vjen keq për pësimin e dy golave, pasi me atë që dhanë në fushë meritonin të dilnin me tri pikë. Gjithsesi, me ndalimin e Bylisit, verdheblutë rikuperojnë një pikë me rivalin që i rrezikon vendin e parë. “Përgjegjësitë e këtij barazimi janë vetëm të miat si trajner.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull