VIDEO/ Ishte kthyer në tmerrin e supermarketeve në Durrës e Tiranë, arrestohet 33-vjeçari, kamerat e sigurisë e nxorën zbuluar

Ka rënë në prangat e policisë, 33-vjeçari nga Laçi, i cili akuzohet për vjedhje supermaketesh në Durrës dhe Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari nga Laçi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë në datat 4, 5 dhe 7 tetor.

Ndërkohë rezulton se i arrestuari është dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë të supermarketeve.

Njoftimi i policisë

Vodhi në mënyrë të përsëritur, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….