VIDEO/ Inter i çmendur! Zikaltërit e nisin sezonin e ri me spektakël, mundin Fiorentinën mes ankthit

Interi mbetet “i çmendur” pavarësisht tentativave për ta ndryshuar dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, ku zikaltrit ishin dy herë në disavantazh dhe në fund arritën të fitojnë me rezultatin 4-3 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje vërtetë spektakolare.Sfida nisi menjëherë në malore për zikaltrit, pasi Fiorentina gjeti golin e avantazhit që në minutën e tretë, kur pas një mosmarrëveshjeje në mbrojtje me Kouame që shënoi me portën e boshatisur.

Goli ishte rrotull dhe erdhi në minutën e parë shtesë, kur pas një zbritjeje të shpejtë, Barella shërbeu saktë për Lautaron, i cili krijoi hapësirë dhe gjuajti mbi vijën e 16 metrave, duke dërguar topin në rrjetë dhe rikthyer baraspeshën.

Në fillim të pjesës së dytë zikaltrit gjetën edhe avantazhin, ku sërish Lautaro lëvizi mirë në zonë dhe gjuajti, por pas një devijimi të dyfishtë Amrabat-Cecherini, ishte ky i fundit që dërgoi topin në portën e tij në mënyrë të pafat.Goli i avantazhit vuri në gjumë zikaltrit, që pas dy pakujdesive në mbrojtje, e nxorën topin dy herë nga rrjeta, pasi fillimisht ishte Castrovilli dhe më pas Chiesa që mposhtën Handanoviç dhe rikthyen avantazhin për Fiorentinën.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 87’, kur pas një aksioni të bukur mes Sanchez dhe Hakimit, ky i fundit shërbeu për Lukakun në qendër të zonës dhe belgu këtë herë nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë.Vetëm dy minuta më vonë, Sensi e Sanchez nisën shpejt një goditje nga këndi dhe ishte kileni që gjeti saktë D’Ambrossion në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi italian nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetë për herë të katërt.

Related posts

“E kishim përgatitur ndeshjen për fitore”, Bledar Hodo nuk njeh limite: Kam besim të plotë te këto djem

” 30 vjet trajnim s’më ka ndodhur ndonjëherë kështu”, Ilir Daja ankohet pas barazimit me Teutën: Kishim rastet tona…

EKSKLUZIVE/ Fitorja ndaj Flamurtarit, mësohet premio e majme për lotjarët e Besës (SHUMA)