(VIDEO) I vihet flaka banesës së Klodian Çalamanit, vrasësit të Mateos

Është djegur mesditën e sotme banesa e Klodian Çalamanit në fshatin Grecalli në Fier, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Burime bëjnë me dije për “Fax News” se banesa e Çalamanit është djegur së bashku me orenditë.

Nuk dihet ende motivi i rënies së zjarrit, ndërkohë që banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Çalamani jetonte i vetëm në banesën që sot është përfshirë nga flakët, ndërkohë që aty dyshohet se u vra dhe vogëlushi Mateo, dhe më pas u tentua që të groposej në oborr.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia e Fierit.

Prokuroria e Fierit është duke hetuar ngjarjen, ndërsa asnjë avokat nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e Klodian Çalamanit, i cili qëndron i vetëm në një dhomë të burgut në Vlorë.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025