VIDEO/ Hidhet në erë me bombë klubi i tifozëve të Panathinaikos, zbardhen detajet

Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot në mëngjes në Marussi. Sipas informacioneve, shpërthimi është shkaktuar nga një bombë, që shpërtheu në klubin e tifozëve të Panathinaikosit, në rrugën Anavryton të Athinës.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në zonën poshtë klubit. Në vendngjarje kanë shkuar 2 zjarrfikëse, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi nuk ka pasur zjarr.

Shpërthimi është dëgjuar në orën 03:45 të mëngjesit të së enjtes dhe ka trembur fqinjët, ndërkohë që hetimet e policisë po vijojnë, për të përcaktuar shkakun e saktë apo llojin e mekanizmit që mund të jetë përdorur. Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e policisë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)