VIDEO/ Gol më i bukur se tjetri, AF Elbasani dhe Tirana argëtohen me gola në miqësore (REZULTATI)

Tirana dhe Elbasani zhvilluan një miqësore luksi pasditen e sotme në orën 17:00 në ‘Selman Stërmasi’. 90 minutëshi përfundoi me rezultatin 3-3.

Trajnerët Orges Shehi dhe Nevil Dede po punojnë për të konsoliduar grupin dhe miqësorja e sotme i vuri në një test real. Ndeshja nisi mirë për miqtë të cilët shënuan të parët me anë të Telushit nga një goditje dënimi ndërsa barazimi do të vinte pak minuta më vonë nga Florent Hasani. Spartak Ajazi do të dërgonte sërish elbasanasit në avantazh për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-2.

Në të dytën, do të ishte sërish Florent Hasani që do të rikthente baraspeshën me një goditje të kalibruar nga distance me të majtën. Një kundërsulm i shpejtë i Elbasanit do të sillte dhe golin e 3-të të Elbasanit me autor Bedri Grecën ne minuten e 88′. Teksa arbitri bëhej gati të fërshëllente fundin e takimit, do të ishte sërish Hasani që do kompletonte tregoleshin personal për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-3.

Related posts

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit

Egnatia pa limite në merkato, firmos me kapitenin e Armenisë (FOTO)