VIDEO/ “Gëzuar! Ju paça dhe unë!”- Mjeku Pëllumb Pipero festë me miqtë, kthen gotën e verës me fund dhe e thyen në mes të lokalit

Mjeku i njohur i Infektivit, Pëllumb Pipero i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të intervistave të shumta që ka dhënë për COVID-19, është filmuar së fundmi me një drekë me miqtë e tij.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Pipero shihet në shoqëri të ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela, dhe teksa bën gëzuar me një gotë verë me miqtë, mjeku hedh gotën dhe e bën atë copa-copa.

Nuk dihet qëllimi i këtij gjesti apo çfarë ‘riti’ ka dashur të zbatojë Pëllumb Pipero, me gjasa të shkarkojë stresin e akumuluar gjatë kësaj periudhe, ku veç punës në spital, mjekut të njohur i është dashur të kthen përgjigje edhe mijëra shqiptarëve jashtë vendit, të cilët kërkojnë këshillim për situatën e COVID-19

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025