VIDEO/“Fluturoj, fitoj dhe prandaj jetoj”, 26 vjet pa Ayrton Senna: Imola 1994, kthesa e fundit e pilotit brazilian

Vivianne Senna

SAN MARINO-Ishte ora 14:17 e të dielës së 1 majit 1994 kur Ëilliams FË16 e Ayrton Senna shkonte shigjetë në kthesën e Tamburello në Imola, për shkak të një thyerje në sistemin e drejtimit, gjë që i shkaktoi vdekjen kampionit brazilian, i goditur në fytyrë nga një krah i sistemit, një teh që hyri brenda kaskës përmes xhamit mbrojtës. Kanë kaluar 26 vjet nga ajo pasdite e tmerrshme, mbushur me dëshpërim deri në limitet e të pabesueshmes. Roland Ratzenberger humbi jetën 24 orë më parë nga përplasja e Simtek kundër murit Tosa, vetëm 300 metra larg Tamburellos, pikërisht kur frika për fluturimin e Jordan të Barrichello në provat e të premtes dukej se mbeti pas.

Përgatitjet për një fundjavë pasionante e festa mbetën aty. Vdekja e Senna, ishte një tragjedi globale. Akoma edhe sot miliona persona në gjithë botën kujtojnë ekzaktësisht ku ishin e cfarë po bënin në 14:17 të të dielës së 1 majit 1994. Janë larg dhe të shfokusuara imazhet e funeralit të kampionit të Formula 1 në San Paolo të Brazilit, por janë ende aktuale ato të luleve, flamujve e homazheve që njerëzit i bëjnë Ayrton Senna në majën e kodrës së varrezave në Morumbi. Janë shumë larg tashmë polemikat mbi sigurinë dhe seancat e procesit.

Tek Ëilliams nuk e kanë humbur kuptimin arritjet e Sennas gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, për disa detaje e paarritshme, e nisur në Kart në Itali, e vazhduar në Formula 3 në Angli, deri tek mbërritja në Formula 1 në 1984 modestët e Toleman, shkalla e nevojshme e fillimit të një ngjitje triumfale, në një dekadë: tre Botëror të fituar me McLaren-Honda, 41 fitore e 65 pole position. 26 vjet pa kampionin brazilian nuk e kanë zbehur boshllëkun, nuk e kthejnë as minimalisht madhështinë e Ayrton, por mbetet akoma humanizmi i tij, mbetet magjia e nostalgjia. Vetëm se në disa momente, pikërisht si sot, kjo nostalgji është edhe më prezente. Mbetet gjithashtu krenaria se ishim dëshmitarë për veprimet në pistë të një kampioni aq modern e kaq të ndryshëm nga të gjithë, madje unik. Magjik.

Vivianne Senna, motra e pilotit tregon se çfarë bëri atë mëngjes vëllai i tij para se të shkonte të garonte. “ Atë mëngjes kur u zgjua,i kërkoi zotit t’i fliste , hapi biblën dhe lexoi një paragraph që thoshte: Zoti do t’I jepte dhuratën më të madhe nga të gjithë dhuratat. Që ishte Zoti vetë.”

M.M (Milo.al)

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit