VIDEO/ Florjan Përgjoni lë pas dëmtimin e gjatë, mbrojtësi i Tiranës shfaqet në seancën stërvitore

Sezoni i ri për Florjan Përgjonin nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Mbrojtësi u dëmtua në sfidën miqësore me Skënderbeun, të zhvilluar para disa javësh.

Dëmtim ky që deyroi lojtarin të humbasë ndeshjet e para të sezonit të ri. Lojtari ka krisur këmbën dhe në këtë mënyrë rikuperimi i tij zgjati shumë. Megjithatë, për mbrojtësin dhe klubin ka një lajm të mirë. Lojtari ka nisur seancat e lehta stërvitore. Klikoje Sport ka mundësuar një video, ku 27-vjecari shikohet teksa bën disa ushtrime të lehta së bashku me përgatitësin atletik. Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Dinamon, por Përgjoni po nxiton të të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)